Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Napoli mjaftohet me 1 pikë ndaj Como-s, Morata mund të ishte heroi i takimit. Spanjolli gabon nga 11-metrat
1 Nëntor 2025 19:54 Telesport Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Como-s, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 10-të të Serie A. Në minutën e 24-të, Alvaro Morata u pengua në zonë nga portieri i Napolit, Milinkovic-Savic, penallti e padiskutueshme për Como-n. Alvaro Morata godet vetë, por gjuajtja e tij pritet nga portieri serb. Ndeshja e dytë radhazi, që Milinkovic-Savic pret penallti. SHIKOPENALLTINE Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve për të zhbllokuar shifrat, rezultati mbetet 0-0 deri në fund. Napoli mban vendin e parë me 22 pikë, Como vendin e pestë me 17 pikë.