Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Barazim thriller i Al Ittihad, Mitaj realizon gol në shtesë
Mario Mitaj ka gjetur rrugën e rrjetës në barazimin thriller të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, me shifrat 4-4, takim ky i vlefshëm për kampionatin arab. Pavarësisht se Al Khaleej po fitonte 4-0, Mitaj me shokë ia dolën që të marrin një pikë në këtë takim. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi në kohën shtesë, topi përfundoi te Mitaj, i cili me një të majtë tokazi, dërgoi topin pas shpinës së kundërshtarit. Kjo sfidë ishte me ulje-ngritje për mbrojtësin kuqezi, pasi gjithashtu, shkaktoi penallti, nga edhe erdhi goli i 3-të i vendasve. 22-vjeçari Mitaj ka luajtur 4 ndeshje në kampionat. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb