Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Kryevepër e Arbër Hoxhës në Kroaci, sulmuesi kuqezi i dhuron fitoren Dinamos së Zagrebit
Dinamo Zagreb mundi 2-1 Rijekën, në një ndeshje shumë të rëndësishme sa i takon luftës për titull kampion në Kroaci. Në minutën e 84-të të sfidës, sulmuesi kuqezi i cili luan te skuadra nga Zagrebi, Arbër Hoxha realizoi një kryevepër të vërtetë. Nga një pozicion i vështirë, Hoxha provoi me të djathtën, me portierin kundërshtar që pavarësisht përpjekjeve, nuk i ndërroi rrugë dot topit. Pas ndeshjes, paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.9. Për 27-vjeçarin, ky është goli i 3-të këtë sezon.