Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Avokati Saimir Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen: Rashë në koma, ishte goditje e madhe
Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka rrëfyer me detaje betejën e tij të vështirë me sëmundjen, të cilën e ka kaluar me sukses. Vishaj kujtoi momentin që ndryshoi jetën e tij: “Në 29 prill më vdiq nëna dhe unë rashë në gjendje kome. Nuk kisha asnjë shqetësim më parë, isha shumë aktiv, kisha shëndet të plotë dhe ishte si një rrufe në qiell të hapur. U habita kur ndodhesha në reanimacion. Kam qëndruar një javë në koma dhe nuk u besoja syve.” Avokati tregoi se përpjekjet për të gjetur shkakun e gjendjes së tij të rëndë e çuan edhe jashtë vendit: “Kam kërkuar të iki në Itali, sapo u bëra gati rashë sërish në koma pas disa ditësh. U...