Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Seria A/ Atalanta pëson humbjen e parë në kampionat
Atalanta ka pësuar humbjene parë sot në kampionat, ndërsa është mundur me rezultatin 1-0 nga Udineze, falë golit të realizuar nga Zaniolo në pjesën e parë. Një rezultat që lë bergamaskët për momentin në vendin e 11 në renditje me vetëm 13 pikë në 10 ndeshje të luajtura, ku vetëm në 2 prej tyre ka regjistruar fitore, ndërsa në 7 të tjera është ndalur në barazim. Kjo ishte humbja e parë për Atalantën pas largimit të Gasperinit nga stoli i skuadrës.