“Gol i çmendur”, Arbër Hoxha i jep fitoren Dinamos së Zagrebit

“Gol i çmendur”, Arbër Hoxha i jep fitoren Dinamos së Zagrebit

Arbër Hoxha vijon të kalojë një formë fantastike në kampionatin kroat, duke treguar vlerat çdo javë. Edhe këtë të shtunë Arbër Hoxha ka shënuar sërish, duke i dhënë tre pikët Dinamos së Zagrebit, e cila fitoi 2-1. Jo vetëm ka realizuar golin e fitores, por ka shënuar një nga golat më të bukur, nga një kënd ku është thuajse e pamundur për të çuar topin në rrjetë. I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill. Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm. Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një...