Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Armando Broja merr minutat e para në Premier League pas golit me Shqipërinë, trajneri e harroi me Arsenalin
Armando Broja është rikthyer që të marrë pak minuta me Burnley pas golit të shënuar me Shqipërinë kundër Jordanisë. Pas atij zhbllokimi psikologjik, u mendua se Broja do të merrte më shumë minuta edhe te Burnley. Por kjo nuk ndodhi dhe për dy ndeshje radhazi sulmuesi shqiptar qëndroi në stol. Madje në ndeshjen e fundit të Burnley, dy konkurrentët e tij, Foster dhe Fleming arritën të shënonin. Megjithatë sot kundër Arsenalit, Foster ishte i dëmtuar dhe trajneri vazhdoi me Flemming për 76 minuta. Pavarësisht formës së tij jo të mirë dhe rezultatit 0-2 që në pjesën e parë, trajneri i Burnley e hodhi Brojën vetëm për 13 minuta. Madje shqiptari kishte dalë në nxehmje që në minutën e 30 dhe u mendua se këtë ndeshje...