Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arsenal merr fitoren e pestë rresht, Broja luan 15 minuta. Diallo shpëton Man. United nga humbja (video)
Arsenal ka marrë fitoren e pestë rresht, këtë herë 1-2 në transfertë. “Viktima” e radhës e “Topçinjve” është Burnley i Armando Brojës, ku sulmuesi shqiptar u aktivizua 15 minutat e fundit, por pa arritur të gjejë dot rrjetën. Golin e parë për londinezët e realizoi Gyokeres në minutën e 14-të. Suedezi shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Declan Rice dyfishoi me kokë shifrat në minutën e 35-të, pas krosimit perfekt të Trossard. Rezultati mbeit i pandryshuar deri në fund, Arsenal kryeson me 25 pikë pas 10 javësh. Ndjekësi më i afërt për momentin është Bournemouth me 18 pikë për momentin. SHIKOGOLINEGYOKERES SHIKOGOLINERICE Pas tre fitoreve rresht, Manchester United është ndalur në barazim. “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2 në transfertë...