Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barazim i çmendur në Arabinë Saudite, shënon edhe Mitaj. Al-Ittihad përmbysë disavantazhin e 4 golave dhe me një lojtar më pak
1 Nëntor 2025 18:10 Telesport Pasi eliminoi Al-Nassr nga Kupa e Arabisë Saudite, Al-Ittihad ka barazuar sot 4-4 në një ndeshje të çmendur ndaj Al-Khaleej, e vlefshme për kampionatin në ligën saudite. Vendasit shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Joshua King 14′, Konstantinos Fortounis 18′ dhe 37′ nga pika e bardhë e penalltisë. Al-Ittihad mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 32-të, pasi Fabinho u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. SHIKOKARTONINEKUQTEFABINHO Me fillimin e pjesës së dytë, Joshua King shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të thellë. Al-Ittihad i drejtuar nga Sergio Conceicao nuk u dorëzua dhe shënoi fillimisht me Moussa Diaby në minutën e...