Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dy vite nga marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, aktivistët protestojnë sot në Gjadër, kërkojnë mbylljen e plotë
Në Gjadër u zhvillua një tubim simbolik në dyvjetorin e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni. Aktivistë shqiptarë dhe italianë u mblodhën për të kujtuar marrëveshjen e shumëdebatuar për ngritjen e kampit të emigrantëve në territorin shqiptar, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda. Gjatë aktivitetit, protestuesit bllokuan për disa minuta autobusin e stafit italian, ndërsa në terren ishin angazhuar forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Pjesëmarrësit akuzuan qeveritë e të dy vendeve për mungesë transparence dhe mosrespektim të të drejtave të refugjatëve që ndodhen ende në qendër. Ata theksuan se, ndonëse Italia kishte premtuar kushte në përputhje me standardet ndërkombëtare, kampi nuk ka arritur të funksionojë sipas qëllimit fillestar dhe vijon të shkelë të drejtat themelore...