Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E BUJSHME! Luka Modric, gati të blejë aksione te klubi anglez i futbollit
14 Prill 2025 14:01 Alfred Lleshi Kjo është një “bombë” e vërtetë! Luka Modrić, legjenda e Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë”, do të bëhet aksionar i ri minoritar i Swansea City. Marrëveshja është arritur, 39-vjeçari kroat do të bashkohet me grupin amerikan që ka në pronësi klubin anglez të futbollit, për të ndihmuar në projektin ambicioz: rikthimin e Swansea në Premier League. Ky angazhim i ri nuk ndikon aspak në karrierën e tij si lojtar aktiv. Modrić dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin, madje ka statistika më të mira sportive këtë sezon, krahasuar me të kaluarin. Ai është një nga lojtarët më të respektuar në botë, i duartrokitur nga çdo tifozëri, kudo që luan. Tani po shfaqet edhe si një...