Oda Amerikane shpreh shqetësim për miratimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë e Kosovës

Oda Amerikane shpreh shqetësim për miratimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka thënë se ndien “shqetësim të thellë” për vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe çuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vendit për vitin 2026, duke thënë se vendi ende nuk ka qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Qeveria në detyrë e miratoi buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij pas kundërshtimeve të shumta. Të shtunën, Oda Amerikane theksoi në një komunikatë se vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit duhet të merren nga “një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik”. “Legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin...