Do të ketë penalitete të reja, FSHF miraton rregulloren e re të licencimit të klubeve

Do të ketë penalitete të reja, FSHF miraton rregulloren e re të licencimit të klubeve

1 Nëntor 2025 15:48 Telesport Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar “Rregulloren e Licencimit të Klubeve dhe Qëndrueshmërisë Financiare” për pjesëmarrjen në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s (edicioni 2025). Dokumenti, i hartuar nga Departamenti Ligjor dhe i Licencimit, përditëson kuadrin rregullator të futbollit shqiptar në përputhje me standardet e fundit të UEFA-s dhe synon forcimin e transparencës, profesionalizmit dhe efikasitetit në menaxhimin e klubeve. Ndryshimet kryesore përfshijnë penalitete të reja për ndryshimet e formës ligjore të klubeve, shtimin e numrit të skuadrave për femra nga sezoni 2026–2027, kërkesa më të avancuara për licencimin e trajnerëve dhe drejtuesve teknikë, si dhe futjen e auditimeve të pajtueshmërisë financiare. Kjo rregullore e re përbën një hap të rëndësishëm në procesin e modernizimit të futbollit shqiptar,...