Protesta masive në Novi Sad, mijëra njerëz mblidhen në 1-vjetorin e tragjedisë në stacionin hekurudhor

Protesta masive në Novi Sad, mijëra njerëz mblidhen në 1-vjetorin e tragjedisë në stacionin hekurudhor

Serbia shënon këtë të shtunë  1-vjetorin e aksidentit tragjik në stacionin hekurudhor ku mbetën të vdekur 16 persona. Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad ku ndodhi ngjarja për të përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë, duke vendosur lule e duke ndezur qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite, në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia. Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave. Incidenti i Novi Sadi ka shkaktuar përgjatë vitit protesta massive mbarëkomëbtare të udhëhequra nga studentët kundër qeverisë. Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan...