Shqipëria gati të “prenotojë” biletën për Play Off të Botërorit, ja kur del lista e të ftuarve të Sylvinho

Shqipëria gati të “prenotojë” biletën për Play Off të Botërorit, ja kur del lista e të ftuarve të Sylvinho

Shqipëria luan fatet e kualifikimit në play off të botërorit, në ndeshjet e këtij muaji. Me 13 nëntor kuqezinjtë përballen me Andorrën, ndërsa 3 ditë më pas presin Anglinë. Për këto takime, trajneri Sylvinho, do të bëjë publike listën e të ftuarve me datën 7 nëntor. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë risie në listë, me numrin një të pankinës që siç ndodh zakonisht, do shpjegojë zgjedhjet e tij. Për sfidën me përfaqësuesen modeste, grumbullimi i kombëtares do të bëhet në Barcelonë. Shqipëria synon që të mbyllë llogaritë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndaj Andorrës mjaftojnë 3 pikët për të “prenotuar” një biletë për në Play Off. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa...