35 vjeç, por Manchester City ia rinovon kontratën Gundogan-it. E konfirmon vetë Guardiola

Kontrata e Ilkay Gundogan është zgjatur. Këtë e ka bërë të ditur vetë Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, për shkak të një klauzole të aktivizuar në kontratën e tij.“Çfarë do të ndodhë nuk e di, por tani ka edhe një vit kontratë këtu”, – deklaroi tekniku spanjoll.
I rikthyer në “Etihad” nga Barcelona, Gundogan kishte firmosur kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, bazuar në përfshirjen e tij në ndeshje. Ai ka grumbulluar tashmë 43 paraqitje, nga të cilat 31 si titullar, me një total prej mbi 2700 minutash në fushë.
Në një Manchester City të brishtë këtë sezon nga pikëpamja fizike, për shkak të shumë dëmtimeve që e kanë penguar ecurinë pozitive në Premier League dhe kompeticionet e tjera, Gundogan, në moshën 35-vjeçare, duket si një përjashtim.
Ai ka qenë imun ndaj problemeve fizike dhe në dispozicion të plotë të Guardiolës, i cili e ka mirëpritur me krahë hapur. Një garanci e sigurt dhe tani është “lojtari më i vjetër” i fushës te Manchester City, që është “blinduar”.
Rikthimi i Gundogan nuk ka qenë i lehtë, por Guardiola ka folur kështu për të: “Gundo që pamë këtu, dhe ai që pamë kundër Bournemouth e Leicester, është Gundo që mbaj mend. Ai që na ndihmoi të fitonim tripletën dhe më pas ‘pokerin’ sezonal.
Pra, ka qenë një lojtar kaq i rëndësishëm. Inteligjenca e tij në mbrojtje, mënyra si futet në zonë, na ndihmon jashtëzakonisht. Si skuadër, të gjithë kemi qenë nën nivelin më të mirë. Kur skuadra luan mirë, edhe niveli individual rritet”.