Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë – Çdo ditë nga Kukësi në
Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, çdo mëngjes dëgjohen zëra të rinj që vijnë nga kufiri. Nxënës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë zgjedhur këtë shkollë për t’u përgatitur për tregun e punës. Në mungesë të programeve të arsimit profesional në vendlindjet e tyre, ata orientohen drejt arsimit profesional kosovar, i cili ofron edhe sistemin dual, kombinim i mësimit teorik dhe praktikës në biznese, me pagesë mujore. Arsimi profesional dhe sistemi dual, që ndërthur mësimin me praktikën në biznese, po bëhet një magnet për të rinjtë që kërkojnë më shumë mundësi dhe kushte më të mira arsimimi. Por për nxënësit nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja, rruga drejt dijes mbetet një sfidë. Për shkak të mungesës së alternativave, ata udhëtojnë çdo ditë drejt Prizrenit,...