Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
6 rekorde dhe “tripletë” e artë, Enkileda Carja shkëlqen në Evropianin e Peshëngritjes (VIDEO)
Enkileda Carja dhuron spektakël në Evropian e Peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Durrës. Peshëngritja kuqezi ishte fenomenale në pedanë duke thyer 6 rekorde Evropiane dhe duke fituar 3 medalje ari. Carja ishte thjesht e papërmbajtshme, perfekte në të 6 provat duke u konfirmuar edhe një herë se është një talente e pastër, shpresa e madhe e Shqipërisë për të pushtuar Evropën. Në shkëputje, Enkileda kaloi me sukses të tre provat duke mbajtur fillimisht lart peshën 95 kg, më pas 96 dhe në fund ngriti me sukses edhe 98 kg duke fituar medaljen e parë të artë në stilin e shkëputjes. Carja vijoi spektaklin edhe në shtytje, teksa shkëlqeu në të tre provat. Ndonëse e kishte siguruar medaljen e artë, Carja provoi me...