Napoli-Como, ose Conte kundër Fabregas: “Dy trajnerë të ndryshëm, por të njëjtë në një gjë”

Napoli-Como, ose Conte kundër Fabregas: “Dy trajnerë të ndryshëm, por të njëjtë në një gjë”

1 Nëntor 2025 10:32 Alfred Lleshi Arrigo Sacchi, legjenda e futbollit, komentoi për “Gazzetta dello Sport” ndeshjen Napoli-Como: “Të dyja ekipet luajnë futboll të bukur, agresiv, të guximshëm dhe proaktiv. Sulmojnë me 11 dhe mbrojnë po me 11, duke vlerësuar kolektivin. Krediti është i dy trajnerëve; Antonio Conte dhe Cesc Fabregas. Të ndryshëm në metoda, ndonjëherë edhe në interpretim, por të njëjtë në objektiv; fitore përmes lojës”. Për Conte: “E njoh prej mbi 30 vitesh, e kam pasur lojtar kur isha trajner kombëtareje. Shkruante gjithçka pas stërvitjeve, kurioz dhe i vendosur. Ka kulturë pune të jashtëzakonshme, arrin më të mirën nga lojtarët. Një mjeshtër, fenomen”. Për Fabregas: “Nuk e njoh personalisht, por shoh si luan Como. Vjen nga dy shkolla të mëdha; Arsenali dhe Barcelona....