Del në ankand karta me autograf të Yamal, mund të vlejë deri në 20.000 euro

Del në ankand karta me autograf të Yamal, mund të vlejë deri në 20.000 euro

1 Nëntor 2025 9:41 Alfred Lleshi Vetëm dy vite pas debutimit të tij, Lamine Yamal, talenti i lindur në vitin 2007, është kthyer në një nga futbollistët më të njohur në botë. Jo vetëm për statistikat dhe trofetë, por edhe vlerën e tij në treg dhe interesin e koleksionistëve. Tani, tifozët e Barcelonës dhe pasionantët e futbollit mund të marrin një objekt unik; kartë “rookie edition” me firmën origjinale të Yamal, e nxjerrë në ankand ekskluziv nga “Catawiki”, platforma kryesore për objekte të rralla. Karta u gjet rastësisht nga një koleksionist italian teksa hapte një paketë figurash dhe tashmë vlerësohet mes 18.000 dhe 20.000 euro. “Yamal është ndoshta futbollisti më i famshëm në botë sot, me potencial të jashtëzakonshëm për të fituar trofe të tjerë,...