Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ulliri shqiptar shkon tek satelitët në hapësirë
Farat shqiptare të ullirit, Kina i dërgon në satelitë në hapësirë për përmirësime gjenetike, ndërsa në Shqipëri, vaji i ashtuquajtur “i këmbëve”, i nxjerrë me ujë të përvëluar nga ullinj gati të kalbur, ende konsiderohet nga shumë njerëz si vaji më i mirë dhe pa hile. Në ekonominë e sotme për vende si Shqipëria, traditat janë po aq të rëndësishme sa progresi teknologjik. Vaji “i këmbëve” nuk është traditë, është një praktikë e diktuar nga varfëria ekstreme deri vonë, e sot padituria ekstreme. Lotaria më e shpejtë dhe më e lirë e modifikimit të farave në hapësirë sesa modifikimi gjenetik modern, në Shqipëri nuk ka nevojë të bëhet, sepse kemi baza të mira historike, shkencore dhe agroteknike, por që po humbasin me shpejtësi. Fluturon fara,...