Ditë zie në nder të Fatos Nanos, FSHF merr vendimin: Anulohen të gjitha ndeshjet më 2 Nëntor

Ditë zie në nder të Fatos Nanos, FSHF merr vendimin: Anulohen të gjitha ndeshjet më 2 Nëntor

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të programuara për t’u luajtur më 2 nëntor, datë e shpallur Ditë Zie Kombëtare në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (31 Tetor). Ndeshjet e panifkuara që u shtynë janë në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave. Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e së dielës do të spostohen të hënën në të njëjtin orar. Ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00. VENDIMI Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit...