Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
FSHF-ja do të nderojë Fatos Nanon, 1 minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar
Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare. Në nder të tij FSHF-ja ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar. Organizata më e lartë e futbollit në vend ka zgjedhur të respektojë në këtë mënyrë një nga figurat më rëndësishme të politikës shqiptare. “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta”, ka njoftuar FSHF-ja./Sport Ekspres/