Portieri kundërshtar provokon Sergio Ramos, por spanjolli i përgjigjet në mënyrën e duhur (video)

13 Prill 2025

22:08

Telesport

Një episod aspak i zakontë ka ndodhur në Meksikë, në ndeshjen mes Tiges dhe Monterrey, ekip ku aktivizohet Sergio Ramos, i cili ishte protagonist i kësaj skene, e cila është bërë virale.
Në minutën e 50-të, Monterrey fiton penallti, topin e merr Sergio Ramos, i cili para se të ekzekutonte penalltinë provokohet keq nga portieri vendas, Nahuel Guzman, i cili bëri një gjest aspak të zakontë.

Nahuel Guzmán dándole la espalda a Sergio Ramos jajajaja también no mames bro hay que saber con quién hacer esas mamadas, cómo vas a creer que eso iba a poner nervioso a un cabrón legendario y especialista en penalespic.twitter.com/6EL8b17jNk
— Rhevolver (@Rhevolver) April 13, 2025

Portieri i Tigres i ktheu shpinën legjendës spanjolle me idenë për ta frikësuar atë, por më pas u rikthye në pozicionin e tij normal. Kjo gjë nuk i bëri aspak përshtypje Ramos, i cili e ekzekutoi saktë penalltinë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.
Megjithatë, Tigres përmbysi shifrat me dy gola të shpejtë në minutat e fundit, por gjesti i Guzman ka ngjallur kritika të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.