Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
FSHF vendos një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë e Kategorinë e Dytë
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta. Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit. Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë./FSHF/ Vazhdo leximin