E rëndë/ Grabitësit hyjnë në banesë dhe vrasin pronaren (DETAJE)

E rëndë/ Grabitësit hyjnë në banesë dhe vrasin pronaren (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku grabitës ende të paidentifikuar hynë me forcë në një shtëpi në Salaminë dhe vranë një grua. Viktima është një grua 75-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nga vajza e saj pasditen e sotme. Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë regjistruan grabitësit duke thyer një dritare në shtëpinë e gruas së moshuar dhe duke hyrë brenda. Sipas të njëjtave informacione, 75-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga vajza e saj. Gruaja e moshuar ka lëndime në kokë, që janë shkaktuar nga autorët në përpjekje për ta grbaitur apo detyruar të tregonte se ku mbante paratë.Nuk ka ende informacione të detajuara mbi identitetin apo kombësinë e autorëve, teksa hetimet janë aktive.