Real Madrid në sulm: UEFA të kompensojë dëmet e konsiderueshme

Pas Klasikes me Barcelonën fituar 2-1, Real Madrid ka nisur të mendojë për atë që sipas Los Blancos e quan të drejtë: Kompensim për dëmët e konsiderueshme të pësuara” nga çështja Super League.

Real Madridi është gati të përballet ballë për ballë me UEFA-n pas vendimit të Gjykatës së Madridit në rastin e Superligës, i cili konfirmoi abuzimin e organit drejtues të futbollit evropian me pozicionin e tij dominues. Përmes kanaleve të saj zyrtare, klubi i Florentino Pérez është gati të kërkojë “kompensim për dëmet e konsiderueshme të pësuara”.

Gjykata e Madridit konfirmoi në apel se UEFA “abuzoi me pozicionin e saj dominues” në përpjekje për të parandaluar krijimin e garës alternative evropiane në vitin 2021. Ky vendim bazohet në vendimin e vitit 2023 nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJED), e cila tashmë kishte njohur se UEFA dhe FIFA kishin ushtruar diskrecion të tepruar, duke penguar konkurrencën e lirë në tregun evropian të futbollit.

Deklarata e Real Madrid:“Real Madrid mirëpret vendimin e Audiencia Provinciale de Madrid për të refuzuar ankesat e paraqitura nga UEFA, RFEF dhe LaLiga, duke konfirmuar se UEFA, në lidhje me Super Ligën, ka shkelur rëndë rregullat e konkurrencës të Bashkimit Evropian, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së, duke abuzuar me pozicionin e saj dominues”, thuhet në deklaratë. “Ky vendim hap rrugën për një kërkesë për kompensim të konsiderueshëm për dëmet e pësuara nga klubi.

Real Madridi gjithashtu njofton se, gjatë gjithë vitit 2025, ka mbajtur kontakte të shumta me UEFA-n për të kërkuar zgjidhje, por pa arritur ndonjë marrëveshje në lidhje me qeverisjen më transparente, qëndrueshmërinë financiare, mbrojtjen e shëndetit të lojtarëve dhe përvojën e përmirësuar të tifozëve – duke përfshirë modelet e transmetimit falas dhe të arritshme globalisht, siç ndodhi gjatë Kupës së Botës për Klube FIFA. Si pasojë, klubi njofton se do të vazhdojë të punojë për të mirën e futbollit global dhe tifozëve të tij, ndërsa kërkon gjithashtu kompensim nga UEFA për dëmet e konsiderueshme të pësuara.”

Vazhdo leximin