Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
ZYRTARE | Tirana bën “kurban” edhe trajnerin e dytë, zgjedh të tretin brenda 3 muajsh! Njësoj si Partizani…
31 Tetor 2025 18:15 Telesport Klubi i Tiranës brenda 3 muajsh ka 3 trajnerë të ndryshëm. Ndoshta ajo shprehja e treta e vërteta qëndron por koha do ta tregojë ashtu si koha nuk mjaftoi për fillimisht Vangjel Milen që nisi sezonin dhe Bordin që u emërua pasuesi i tij duke qëndruar 53 ditë si trajner bardheblu. Fitoja e thellë në derbin ndaj Partizanit u duk si rilindja e madhe por Tirana iu rikthye rezultateve të dobëta dhe pas 1 pike në 3 ndeshjet e fundit dhe dy humbjeve radhazi, edhe Bordin pati fatin e Miles. Ndëprerje e bashkëpunimit. Tashmë, ai që do të provojë fatin dhe të përpiqet të ringrejë Tiranën është Ardian Nuhiu. Pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e...