Bordin pranon se nuk u largua vetë nga bardheblutë. Kjo do të thotë se ai mund të kërkojë zbatimin e kontratës me pronarët e Tiranës. Nënvizon se pret vendimin e klubit… (tashmë i bërë nga KF Tirana, red)
Dukshëm një lëvizje aspak e zgjuar. Në atë që përfaqëson klubi më i titulluar në vend. Në funksionim gjithfarësh, raporte institucionale me stafet teknike pse jo dhe në marrëdhënje jo aq të mira me shumë tifozë.
Sot, Tirana njoftoi largimin e trajnerit italian Roberto Bordin me të cilin bashkëpunoi nga java e tretë e deri sot kur u mbyll një fazë. Rezultatet jo nga më të mirat por fakti që me Bordin në timon, u fitua një derbi me Partizanin 3-0 dhe u panë disa ndryshime nga Tirana e startit, pa shtuar këtu kalendarin e javëve të para të fazës së dytë për të luajtur në shtëpi, duket si i nxituar.
Megjithatë vetëm një orë para se klubi ta zyrtarizonte largimin e tij, vetë Bordin tha për ‘Sportiim.al’ se ende pret lajmin zyrtar nga drejtuesit e bardhebluve.
Sportiim.al: Mediat sportive online kanë shkruar për largimin tuaj nga Tirana…
Bordin: “Nuk është zyrtarizuar ende, nëse ka ndodhur me mediat unë dua prononcimin zyrtar të klubit”
Sportiim.al: Flitet se ka mbërritur dhe pasuesi
Bordin: ” Më intereson vendimi zyrtar.”
Sportiim.al: Do qëndroni në Tiranë apo do ktheheni në Itali?
Bordin: “Po, do të qëndroj për disa ditë në Tiranë”.
Sportiim.al: I zhgënjyer nga situata aktuale?
Bordin: “Më vjen keq për skuadrën pasi mendoj se me kalendarin në vijim kishim mundësi të ngriheshim me pikë. Për tifozët aq më shumë.”
Vazhdo leximin
