Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							 
                                
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Shqipëria korr suksesin e dytë radhazi në turneun “UEFA Development”, fiton edhe ndaj Maqedonisë së Veriut
                            Shqipëria U-15 mori fitoren e dytë radhazi në turneun “UEFA Development” në ndeshjen e luajtur këtë të premte kundër Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Genti Mahmuti fituan me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Samuel Prendi. Trajneri Mehmeti hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Ndoj (GK), Kerxhaliu, Muharremi, Avdylaj, Elqeni (C), Ramadani, Shofiti, Mehmeti, Prendi, Gjomarkaj, Kajtazi. Kuqezinjtë zhvilluan një lojë të bukur dhe me raste të shumta. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë kuqezinjtë e vegjël shënuan golin e fitores me Prendin. Ky i fundit shfrytëzoi mirë asistin e Mehmetit, duke u futur në zonë dhe duke e çuar topin në rrjetë në minutën e 64-t. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   