Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Asani vazhdon serinë e golave, por portieri i kundërshtarit humb kontrollin
                            Jasir Asani vazhdon të bëjë mirë në Iran ku me Esteghlal ka gjetur golin e radhës. Sulmuesi i Kombëtares shënoi nga penalltia, për të zhbllokuar ndeshjen ndaj Aluminium Arak me vlerë javën e nëntë të kampionatit. Vetë Asani e fitoi penalltinë, që e ekzekutoi në mënyrë perfekte në minutën e 17-të. Çfarë ra në sy pas golit nga penalltia ishte reagimi i portierit të rivalëve ndaj shokëve të skuadrës. Khalifeh dukshëm kishte rezerva për penalltinë e shkaktuar. Esteghlal në fund fitoi me rezultatin 3-1. Me 3 pikë të arta në garën për titull vijon me rezultatet pozitive dhe ndodhet në krye të tabelës. Për Asanin ishte goli i pestë në kampionat duke e vendosur në vendin e dytë nga golashënuesit.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   