Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja
                            Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është deklaruar për mediat pas takimit që zyrtarët politikë zhvilluan me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Pas takimit, ai u tha gazetarëve se “më duhet të shkoj me shpejtësi”. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa ditë kohë për të parë mundësitë nëse mund të formojë një shumicë. Kurti dështoi më 26 tetor të merrte besimin e Kuvendit për ekzekutivin e ri. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit me presidenten se, në këtë takim “u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive parlamentare se nuk ka shumicë parlamentare”. “Tani i takon presidentes që deri...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   