“Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt”/Pas takimit të Osmanit me partitë politike, reagon Haradinaj:Nuk duam të humbin kohë

“Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt”/Pas takimit të Osmanit me partitë politike, reagon Haradinaj:Nuk duam të humbin kohë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e reja. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj tha se ajo ka afat që deri më 5 nëntor të vendosë nëse do të mandatojë dikë tjetër për të formuar ekzekutivin e ri apo do të shpallë zgjedhjet e reja. Haradinaj tha se presidentja ka mundur që edhe sot të shpallë datën e zgjedhjeve të reja, por kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi disa ditë kohë për të tentuar që të bëjë sërish shumicën. “Do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet ma shpejt, brenda 30 ditësh”, tha ai, duke shtuar se data më e afërt...