Upamecano “nuk ngopet”! Do rritje page, bonus firme dhe… klauzolë për Premier League!

Upamecano “nuk ngopet”! Do rritje page, bonus firme dhe… klauzolë për Premier League!

Çmenduritë financiare në futboll veçse shtohen. Rasti i fundit është Dayot Upamecano, për të cilin Bild ka zbuluar disa detaje interesante. Mbrojtësi francez në verë mund të largohet me parametra zero (fund kontrate), por ka shprehur dëshirën për të rinovuar. Problemi është se kërkesat e tij janë të tepruara. Upamecano kërkon rritje page të ndjeshme, thuajse në nivelet e Alphonso Davies dhe Joshua Kimmich (nga 15 deri në 20 mln euro). Së dyti, ai kërkon bonus firme rreth 16 mln euro. Shifër të ngjashme ka përfituar edhe Davies para një viti. Problemi tjetër është se francezi kërkon klauzolë largimi pas dy vitesh. Aktualisht, klauzola e tij është 120 mln euro. Duket se agjenti i tij po planifikon një lëvizje në Premier League pas dy vitesh...