Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Kurti miraton buxhetin 2026, sot presidentja Osmani mbledh partitë për krijimin e Qeverisë së Re
                            Pavarësisht pasigurive që kanë kapluar Kosovën nga ngërci politik, qeveria në detyre ka miratuar buxhetin e ri për vitin 2026. “Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale. Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”,  Albin Kurti Kryeministër i Kosovës. Por, a mund të miratohet buxheti pa qeveri të re? Për njohësit e çështjeve juridike Qeveria në detyrë e Kosovës, nuk ka kompetencë ligjore për të propozuar Projektligjin për Buxhetin Vjetor për legjislaturën e re. Sipas tyre, kjo është e drejtë ekskluzive e një qeverie...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   