Zyrtare/ Kombëtarja U21 luan miqësore ndaj Moldavisë e Ukrainës në nëntor

Zyrtare/ Kombëtarja U21 luan miqësore ndaj Moldavisë e Ukrainës në nëntor

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21. Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”. Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00. Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21. Vazhdo leximin