Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta

Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti për herë të parë “UEFA Regional Coaching Disabled Workshop”, një seminar tre-ditor, i cili kishte në fokus trajnimin e trajnerëve që punojnë me futbollistë me nevoja të veçanta. Gjatë seminarit, përveç përfaqësuesve të FSHF-së, morën pjesë edhe përfaqësues të UEFA-s, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në fushën e futbollit për persona me nevoja të veçanta. Ndër ta ishin Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, Les Howie, mentor dhe edukator i programeve bazë të UEFA-s, si dhe Vladimir Luptak, mentor i futbollit i bazës pranë UEFA-s. Gjatë punimeve të seminarit, Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, dha një prononcim për fshf.org, ku foli mbi...