Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe
                            Nis takimi i Presidentes Vjosa Osmanit me partitë politike për mandatarin e dytë.  Në takim mungon Lista Serbe, ndërsa të gjitha partitë tjera po marrin pjesë, raporton për Top Channel gazetarja Leonita Bajrami.  Në takim diskutohet për mandatarin e dytë, marrë parasysh që më 26 tetor, mandatari i parë, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dështoi të zgjidhej kryeministër dhe të formojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 nëntorit.  Osmani ka kohë deri më 5 nëntor që pas konsultimeve të caktojë mandatarin e dytë.  Deri më tani nuk ka shumicë të re parlamentare, sipas deklarimeve publike. Disponimi i përgjithshëm i partive politike është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.   
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   