Burimi: 
								Telesport.al
								
							 
                                
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Prezantohet Spalletti: Dua ta kthej Juventusin në krye, përfshirë garën për titull
                            31 Tetor 2025 12:57 Alfred Lleshi Luciano Spalletti u prezantua si trajner i ri i Juventusit, një ditë pas njoftimit zyrtar, përpara debutimit në kampionat kundër Cremonese. Në konferencën për shtyp ai ndau emocionet e para: “Janë sensacione të bukura, sepse e di historinë dhe pritshmëritë e këtij klubi. Të futesh brenda dhe të kesh kontakt direkt është gjithmonë emocionuese”. Ai foli për motivin e ardhjes: “Dëshira më e madhe është ta rikthej klubin në nivele të larta, përfshirë garën për titull, edhe pse respektoj punën e Tudor. Kam gjetur një skuadër me gjendje të mirë mendore dhe të trajnuar mirë. Natyrisht, duhet të punojmë fort për të arritur ambiciet tona dhe kualifikimin në Champions League”. Spalletti beson te grupi bardhezi: “Kam pranuar një kontratë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   