Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Milan, Leao “shtrëngon dhëmbët”, Allegri bën llogaritë me dëmtimet
                            4 pikë të lëna në 2 ndeshjet e fundit, kanë ndezur alarmin në Milano, por ajo që shqetëson më shumë trajnerin Allegri është gjendja fizike e disa lojtarëve. Këtë periudhë klubin kuqezi e ka mbërthyer një valë e madhe dëmtimesh. I fundit që “parkoi” në infermieri ishte Rafa Leao, me portugezin që qëndroi në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë gjatë ndeshjes me Atalantan. Leao i është nënshtruar disa ekzaminimeve që kanë përjashtuar tërheqje të mundshme, apo probleme komplekse, thjesht Leao ka disa shqetësime në ije që nuk e lejon të jetë në kushte perfekte. Leao nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të së enjtes, u stërvitur në mënyrë të diferencuar duke vendosur në dyshim prezencën e tij në takimin kundër Romës. Në...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   