Barcelona konfirmon datën, ja kur do të kthehet ekipi i parë në “Camp Nou” e ri

Barcelona konfirmon datën, ja kur do të kthehet ekipi i parë në “Camp Nou” e ri

31 Tetor 2025 10:54 Alfred Lleshi Barcelona njoftoi se ekipi i parë i futbollit do të rikthehet zyrtarisht në “Spotify Camp Nou” të premten, 7 nëntor, për një stërvitje me dyer të hapura për tifozët blaugrana. Skuadra theksoi se kjo seancë do të shërbejë gjithashtu si test teknik dhe operativ për të kontrolluar funksionimin e sistemeve, akseset dhe aspektet e ndryshme të stadiumit, si pjesë e procesit të ri-hapjes progresive. Stërvitja do të nisë në 11:00, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen në 09:30. Kapaciteti i të pranishmëve do të jetë 23.000, në “Tribuna” dhe “Gol Sur”, sipas fazës 1A, për të cilën klubi ka marrë licencën e parë të përdorimit. Barcelona shprehet se ekipi është i emocionuar për t’u rikthyer para tifozëve në...