Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vendi pa qeveri/ Presidentja e Kosovës, Osmani pret sot liderët e partive politike në takim
Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin. E para e vendit do të ketë takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin. Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit...