Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë
                            Dita e sotme do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme pritet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   