Kanalet proruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

Kanalet proruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

Kanale proruse në Telegram po promovojnë narrativë kundër Kosovës, duke synuar që të delegjitimojnë institucionet e saj dhe nxisin retorikë radikale. Narrativët shpërndahen në mënyrë të koordinuar, dhe Telegrami është shndërruar në një rrjet për përhapjen e përmbajtjes politike dhe propagandistike Ekspertët paralajmërojnë për përhapje të propagandës antiperëndimore dhe dezinformatave në Ballkan. Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova. Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim që lidhet me Kosovën. Shumica e këtyre kanaleve u krijuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të...