Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Endrick gjen klubin ideal për të shkëlqyer, braziliani do të largohet nga Reali dhe Spanja
30 Tetor 2025 20:51 Telesport Endrick mesa duket me zor po pret merkaton e janarit për t’u larguar nga Real Madrid. Braziliani është tejet i mërzitur me situatën aktuale te “Los Blancos”, ku duket qartë që nuk ka besimin e Xabi Alonso, ndaj largimi gjatë merkatos dimërore është zgjidhja e vetme. “Defensa Central” raporton se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Bundesligë, te Stuttgart. Propozimi i klubit gjerman duket bindës për të gjitha palët: huazim për 6 muaj, me mundësi blerjeje. Stuttgart do të mbulojë një pjesë të pagës të lojtarit rreth 1.5 milionë euro, pjesa tjetër do paguhet nga Real Madrid. Kushti i vetëm i vendosur nga klubi madrilen është se ka kërkuar një lloj garancie për aktivizimin e sulmuesit të ri...