Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							 
                                
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            ZYRTARE/ Juventusi zgjedh trajnerin e ri, sjell në stol ish-timonierin e Italisë
                            Juventusi nuk ka vonuar gjatë për të gjetur pasuesin e Igor Tudorit. Bardhezinjtë kanë vendosur t’i besojnë skuadrën një emri të njohur si Luçiano Spaleti. Klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes zyrtare. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në fund të këtij sezoni. Mësohet se kontrata mund të zgjatet në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Aventura e fundit e Spaletit ishte në krye të Kombëtares italiane, ndërsa para se të merrte drejtimin e “axurrëve” udhëhoqi Napolin drejt titullit kampion./Sport Ekspres/
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   