“Objektivat dhe Rezultatet kryesore”, FSHF organizon seminarin e radhës

“Objektivat dhe Rezultatet kryesore”, FSHF organizon seminarin e radhës

30 Tetor 2025 18:56 Telesport Federata e Futbollit organizoi një workshop në bashkëpunim me EPPC Albania, me temë “Objektivat dhe Rezultatet kryesore”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin drejtuesit e departamenteve të ndryshme në FSHF, të cilët u përfshinë në diskutime dhe ushtrime praktike për forcimin e bashkëpunimit në organizatë. Ky workshop kishte në qendër zhvillimin profesional dhe nxitjen e mendimit analitik mbi mënyrën se si vendosen dhe arrihen objektivat. Pjesëmarrësit patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre dhe të reflektojnë e të identifikojnë mënyra për t’u përmirësuar në përditshmëri. Ky është vetëm një nga workshop-et dhe trajnimet që FSHF ka planifikuar për në vijim, duke përfshirë drejtues dhe punonjës të tjerë të institucionit në programe trajnimi aktuale dhe motivuese.