“Krisje e madhe” mes Real Madrid dhe Vinicius Junior, 5 gjigantët e Europës po “përgjojnë pas derës”

“Krisje e madhe” mes Real Madrid dhe Vinicius Junior, 5 gjigantët e Europës po “përgjojnë pas derës”

30 Tetor 2025 19:58 Telesport Edhe pse Vinicius Junior kërkoi falje publike për gjestin e shëmtuar në momentin e zëvendësimit në “El Clasico”, situata mes tij dhe drejtuesve të klubit madrilen është e nderë. Palët kanë kohë që po punojnë për një rinovim të kontratës e cila skadon në qershor të vitit 2027, por firma nuk po vjen ende për disa arsye. Së pari, Vinicius Junior dhe drejtuesit e “Los Blancos” nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet ekonomike. Së dyti, sjellja e brazilianit në fushë dhe jashtë saj, është po ashtu një problem i madh. Në anën tjetër, janë të paktën 5 klube të mëdha që po ndjekin situatën me vëmendje dhe interesohen për një transferim të mundshëm të brazilianit. PSG, Chelsea, Manchester...