Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji ka humbur nënën. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur presidenti i FSHF-së Armand Duka.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Duka i ka shprehur ngushëllime Alijit dhe familjes së tij.
“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së mbrojtësit tonë të Kombëtares, Naser Aliji. Në emrin tim dhe të FSHF-së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta Naserit dhe familjes Aliji për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Duka./vizionplus.tv
