“Më rrëmbyen në Sofie, mendova se erdhi fundi”, Berbatov tregon tmerrin e përjetuar

“Më rrëmbyen në Sofie, mendova se erdhi fundi”, Berbatov tregon tmerrin e përjetuar

Pavarësisht se ka luajtur për ekipe si Tottenham apo Manchester United, karriera e Dimitar Berbatov nuk ka qenë aspak e lehtë. Në podkastin “Rio Ferdinand Presents”, ish-sulmuesi i njohur bullgar rrëfen se u rrëmbye nga disa persona, në kohën kur mbante veshur fanellën e CSKA-së Sofies. “Në Bullgari ishte e vështirë, kishte banda, ishte normale të jetoje me frikë”. “Më tha se donte të më çonte te një mik i tij. I besoja, kështu që hipa në makinë. Më çoi në një restorant. Ishte një burrë ulur vetëm në një tavolinë, dhe pas tij tre tipa të mëdhenj. Djem tipikë ballkanikë, me një pamje që të frikësonte.” Më thanë ne të duam në ekipin tonë. Duhet të të marrim. Unë nuk doja të ikja nga...